Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me industrinë e riciklimit dhe importin e mbetjeve, i cili tha se është vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së.
Gjosha që vjen nga LSI, e quan këtë një klishe të përdorur nga politikanë që duan t’i ikin përgjegjësisë dhe i kërkon Ramës të mos fshihet pas BE-së, por të dëgjojë zërin e qytetarëve që kanë folur për këtë çështja.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të Gjoshas:
Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë për iniciativa të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve, përdorin shprehjen “thjesht kemi përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”!
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje.Së pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo çdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standardeve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerancës ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja.
Është më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.
Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta.
Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë çështje foli me një zë më të lartë se kurrë!
Në intervistën për televizionin francez “France 24”, Rama tha se, kjo çështje nuk ka qenë gjë tjetër veçse miratimi i legjislacionit të BE-së.
Sipas tij ka të bëjë me të drejtën e industrisë për të importuar dhe eksportuar.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...