Gjermania e ka fituar turneun e Kupës së Konfederatave.
Julian Draxler është shpallur lojtari më i mirë i turneut të Kupës së Konfederatave.
Ylli i PSG-së, është zgjedhur lojtari më i mirë në Kupën e Konfederatave, pas triumfit me Gjermaninë, ku mposhtën Kilin në finale 1:0.
Portieri më i mirë është zgjedhur portieri i Kilit, Claudio Bravo, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte gjermani Timo Werner.
Kampionët e botës në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Krestovsky Stadium’, kanë mposhtur me rezultat minimal 1:0 kombëtaren e Kilit.
Goli i vetëm i finales u shënua në minutën e 20-të.
Ishte Stindl që realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e Kilit.
Deri të kjo finale, Gjermania erdhi pasi mposhti në gjysmëfinale Meksikën me rezultat të thellë.
Kujtomë se pjesë e Gjermanisë ishte edhe shqiptari Shkodran Mustafi. “Rikthehemi në krye. Koha për të fituar”, ka shkuar në Twitter. /Arbresh.info
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...