Labinot Tahiri: Vendimet e partisë i respektoj fuqishëm

21:41 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas disa lajmeve se deputeti i posazgjedhur nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka qëndrim ndryshe nga kolegët e tij, ka reaguar vetë ai.

Tahiri ka thënë të mos keqpërdoren deklaratat e tij ku kishte thënë se çmonte Ramush Haradinajn.

“Unë jam nënkryetarë i partisë së AKR-së, dhe nuk marr ndonje qëndrim ndryshe. Nuk jam ithtar as i posteve ministrore, as ku da di cfarë. Neser mos me qenë në Parlament, nuk me behet vonë sepse jam vetem nje Deputet i partisê sime, sa për ministra vendos Partia dhe partia vendos se me kend behet Koalicion, e mos te flitet pêr diqka qe sesht, dhe jo me Labinot Tahirin”, shkruan nënkryetari i AKR-së në Facebook.

Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:

Përshendetje për te gjithe!

Unë sinqerisht jam person që jam i hapur me te gjithe, por nuk dua askush te ma keqperdor asnje shkronje dhe asnje fjale për te cilen e them.

Unë, qysh ne fillim e kam dhenë një deklaratë, se e çmoj shumë Ramush Haradinaj, por se çdo veprim i imi apo i partise sone mirret ne kryesine e partise.

Me vjen keq, qe disa shok e shoqe Gazetarë, insistojne te marrin deklarata nga unë, e që nuk mund te jap lidhur me këtë temë.
As nuk jam mendje madh as qe kam qenë, por kështu janë vendimet e partise dhe unë i rrespektoj fuqishëm derisa jam në AKR.

Unë jam nënkryetarë i partisë së AKR-së, dhe nuk marr ndonje qëndrim ndryshe. Nuk jam ithtar as i posteve ministrore, as ku da di cfarë. Neser mos me qenë në Parlament, nuk me behet vonë sepse jam vetem nje Deputet i partisê sime, sa për ministra vendos Partia dhe partia vendos se me kend behet Koalicion, e mos te flitet pêr diqka qe sesht, dhe jo me Labinot Tahirin.

Ju lutem, mos ma keqperdorni asnje qendrim timin.

Behgjet Pacolli, ēshtë lideri i partisë me atë flisni per deklarata dhe për të gjitha që duhet vendosur ne parti unë i rrespektoj ato, si çdo antarë tjetër nepër partite e tyre.

Uroj në mirkuptim.

Sinqerisht, Deputetet i Parlamentit të Kosovës Labinot tahiri

Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme