Pipo Inzaghi ishte një ndër emrat që u lakua në mediat italiane për të marrë pankinën e Shqipërisë, por ish-sulmuesi i Milanit, që i ka drejtuar kuqezinjtë edhe si trajner, zgjodhi të vijojë aventurën e tij me Venecian në Serinë B.
Një tjetër emër i përmendur është edhe Clarense Sedorf, por holandezi duket shumë i vështirë për t’u arritur, edhe pse para disa ditësh, konkretisht të mërkurën, ai ka pasur një bisedë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Lista e ish-milanistëve nuk mbyllet këtu, pasi tanimë në skenë ka dalë edhe emri i Masimo Odos. 41-vjeçari ka pasur një eksperiencë me moshat e Genoas, për të kaluar më pas te skuadra e vendlindjes, Pescara.
Aty ai ka stërvitur dyshen e Kombëtares Ledian Memushaj-Rei Manaj, si dhe të riun Leonard Maloku, pjesë e Shpresave kuqezi.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...