Google ADS

Veseli: Deklarata e 2 Korrikut 1990, ka shprehur aspiratën popullore për pavarësi

16:57 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

I pari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar sot Deklaratën e 2 korrikut 1990, e cila sipas tij shprehte aspiratën popullore për pavarësi.

Veseli ka theksuar se kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur atdheu ynë në ato vite të kthesave të mëdha, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Deklarata e 2 Korrikut 1990, ka shprehur aspiratën popullore për pavarësi. Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë, rreth vizionit që duhej ndjekur atdheu ynë në ato vite të kthesave të mëdha. Ky ishte vizioni i qartë për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim properëndimor, që u arrit gati dy dekada më vonë falë unitetit të popullit dhe luftës së UÇK-së.

19554996-808122172696324-3957916120202928858-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme