Sipas “Corriere Dello Sport”, mes lojtarëve ka një pakt për të qenë të pranishëm të gjithë në stërvitje që ditën e nesërme.
Napoli synon titullin kampion në këtë sezon të Serisë A dhe nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë. Ndaj do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri me efektivin e lojtarëve të plotë që nga dita e parë, ajo e nesërmja, ndonëse kjo do të thotë se shumë futbollistë do të lënë në mes pushimet.
Sipas “Corriere Dello Sport”, mes lojtarëve ka një pakt për të qenë të pranishëm të gjithë në stërvitje që ditën e nesërme. Edhe pse disa futbollistë të napolitanëve, të cilët kanë luajtur së fundmi me kombëtaret, kishin sipas rregullave disa ditë më shumë, ata do të jenë që nesër të pranishëm në grumbullim.
Hysaj, Hamshik, Insinje, Mertens, Reina, Kulibali, Gulam, Milik, Zielinski, Kirikesh dhe Rog do të jenë të gjithë të pranishëm nën urdhrat e trajnerit Sarri dhe stafit të tij në Kastelvolturno ku do të bëhet grumbullimi, për t’u nisur më pas me datë 5 korrik drejt Dimaro, ku skuadra zhvillon zakonisht fazën përgatitore.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën