Google ADS

Gjuriq: Takimi Thaçi – Vuçiq mund t’i relaksojë tensionet

10:42 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se takimi i nesërm në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund të sjellë relaksim të tensioneve në mes dy vendeve, njofton Klan Kosova.

Po ashtu Gjuriq tha se mund të punohet në drejtim të implementimit të asaj që tashmë është arritur në Bruksel.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rezultat i politikës së Serbisë dhe Qeverisë së Aleksandër Vuçiq-it. Ne kemi arritur për të luftuar për atë që Asociacioni si koncept të bëhet i pranuar universalisht dhe tani në krijimin e tij këmbëngulin edhe përfaqësues të vendeve që e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka pohuar Gjuriq për RTS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme