Njerëzit me grupin zero të gjakut kanë zemrën më të fortë

10:14 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë një mbrojtje natyrore nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.Shkencëtarët kanë zbuluar se personat me grupin AB të gjakut, që njëherësh është edhe grupi më i rrallë i gjakut, 23 përqind është më i madh që të pësojnë sulm në zemër në krahasim me të tjerët. Njerëzit me grupin B të gjakut për 11 përqind, ndërsa ata me grupin A, deri 5 përqind do të kenë probleme me zemrën.Shkencëtarët besojnë se grupi 0 i gjakut ka substanca të caktuara në gjak, të cilat ndihmojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së droçkave në gjak, që në mënyrë të drejtpërdrejtë zvogëlon mundësitë e pësimit të sulmit në zemër.Grupi A i gjakut ndërlidhet me nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak, derisa grupi AB i gjakut është më shumë i ekspozuar ndaj shfaqjes së pezmatimeve, të cilat kanë rol kyç në dëmtimin e artereve. “Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë grupin e gjakut, por mund t’i ndryshojnë shprehitë e jetës nëse kuptojnë se janë në rrezik nga telashet me zemrën”, deklaroi profesori Lu Ki./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme