Një studim britanik zbuloi se nëse një nga bashkëshortët gërhet, në përvjetorin e 50 të martesës do të keni humbur rreth 4 vite gjumë.
Ja disa mënyra për të parandaluar gërhitjen dhe që do i mundësojë personave që gërhasin (dhe partnerëve të tyre) një gjumë të qetë: Top tenisi – Nëse gërhisni më shumë kur flini në kurriz, bëni një xhep në pjesën e pasme të pizhameve dhe vendosni një top tenisi në të.
Në këtë mënyrë nuk do të flini dot në kurriz, por do të ktheheni në anën tjetër pa u zgjuar. Jastëk shtesë – Vendosni një jastëk tjetër dhe duke u ngritur koka do të ndalohet gërhitja. Strisha për hundën – Nëse gërhisni dhe nuk keni probleme me sinozitin apo kollën, mund të parandaloni gërhitjen duke vënë strisha hunde. Këto ngjitëse hapin rrugët e ajrit duke bërë të mundur një frymëmarrje më të mirë./Arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...