Lajmi është bërë i ditur nga Evan Blass, përkatësisht @evleaks, i cili është i njohur me informacione të sakta për pajisjet, të cilat ende nuk janë publikuar.
Blass po ashtu thotë se ekrani i telefonit do të ketë raporte 18:5:9. Po ashtu, LG Q6 nuk do të ketë dy kamera nga ana e pasme, por vetëm një kamerë me 13MP dhe 3GB RAM.
LG mund të vendosë që telefonin Q6 ta publikojë në tregjet në zhvillim, dhe tash për tash nuk ka informacione se kur pajisja mund të paraqitet dhe çfarë çmimi do të ketë./Arbresh.info/