Me këngën e quajtur “We are the World”, fëmijët serb e shqiptarë po promovojnë bashkëjetesën e tolerancën mes komuniteteve në Kosovë.
Me organizimin e misionit paqeruajtës nxënësit e shkollave të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë e “Stefan Mokranjac” nga Graçanica, u bënë së bashku në Teatrin Kombëtar në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
I pari i KFOR, Gjeneral Giovani Fungo, këtë organizim po e sheh si shumë të rëndësishëm.
Koncerti vazhdoi me interpretime të ndryshme nga nxënësit e të dyja shkollave.
E dirigjentja e korit të shkollës “Prenk Jakova” tha se organizimi shkoi pa as edhe një telashe.
Por, qëllimi i këtij koncerti nuk ishte vetëm promovimi i tolerancës e bashkëjetesës.
Këtu u grumbulluan edhe para për ndihmë të këtyre shkollave, e në të mirë të zhvillimit të talenteve të vegjël.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...