Google ADS

Në Kumanovë matet temperatura më e lartë në historinë e Maqedonisë

23:21 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Edhe pse enti hidrometeorologjik parashikoi temperatura më të larta deri 42 gradë, kurse në Kumanovë temperaturë maksimale deri me 39 gradë, megjithatë termometri i vendosur para një kafeneje në Kumanovë ka treguar sot në mes ditë (1 korrik 2017) temperaturë 52 gradë Celsius, shkruan Gazeta Lajm.

Fotografia është publikuar në portalin lokal kumanovski muabeti. Nëse termometri nuk është me defekt, gjë që e mohojnë pronarët e kafeterisë, atëherë kjo është temperatura më e lartë në historinë e Maqedonisë.

Zyrtarisht Temperatura më e lartë e matur deri sot në Maqedoni është shënuar ne vitin 2007 në Demir Kapi prej 45.7 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme