Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të vrasësit të dënuar i cili është arratisur nga burgu për herë të katërt.
Giuseppe Mastini, 57 vjeçar, i cili njihet me nofkën ‘Johnny cigani’, është një kriminel famëkeq është i përfshirë në një seri vrasjes, rrëmbimesh dhe grabitjesh në Romën e viteve ’80, transmeton portali arbresh.info.
Mastini kishte qenë në lirim me kusht nga burgu i Fossano në veri të Italisë që nga nëntori për të lejuar atë të punonte në akademinë e policisë së burgut në Savona, raporton Corriere della Sera. Megjithatë, ai nuk u kthye në burg të premten mbrëma.
Besohet se krimineli e bëri arratisjen e tij me makinë nga stacioni i tij i trenit. Aktualisht po zhvillohet një kërkim mbarëkombëtar, raporton La Stampa.
Mastini vrau viktimën e tij të parë të njohur gjatë një grabitje në vitin 1975. Ai ishte 15 vjeç.
Ai thuhet gjithashtu se është përfshirë në vrasjen e poetit italian dhe regjisorit Pier Paolo Pasolini në vitin 1975. Mastini mohon akuzat./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...