Google ADS

Xhamisë ku u themelua kalifati islam, i mbesin vetëm shtyllat

21:42 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Minarja e përkulur e Xhamisë së Madhe al-Nuri të Mosulit u mbijetoi pushtimeve mongole dhe osmane, neglizhimit nën Sadam Husein dhe sulmeve ajrore gjatë pushtimit të SHBA-ve.

Por pas tre viteve të sundimit të ISIS, tani është pak më shumë se një grumbull gurësh në qendër të qytetit të shkatërruar, transmeton portali arbresh.info.

xhamia-e-madhe-e-mosulit

Ndërsa avancimi i forcave irakiane erdhi brenda hapave të kompleksit javën e kaluar, xhihadistët mbushën xhaminë dhe kullën 850-vjeçare me eksplozivë dhe i shpërtheu ato.

ISIS u përpoq të pretendonte se xhamia ishte hedhur në erë nga forcat e koalicionit, por burime të pavarura konfirmuan se xhihadistët ishin përgjegjës.

Xhamia e Madhe al-Nuri u ndërtua në vitin 1173./Arbresh.info

xhamia-al-nuri

mosul 41ea666400000578-0-image-a-26_1498926121136 41ea3c4b00000578-0-image-a-29_1498926133615 41e9c09800000578-0-image-a-33_1498926187119

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme