Zjarre në Sicili, qindra të evakuuar

20:30 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Zjarret në Sicili kanë bërë që qindra njerëz të evakuohen nga shtëpitë dhe hotelet, ndërsa zjarrfikësit janë duke u përpjekur të shuajnë flakët.

Zona lindore e Messinas është prekur më së shumti, ku zjarret janë duke bërë kërdinë në Sparta, transmeton portali arbresh.info

Disa kafshë kanë ngordhur kur një hangar gjedhësh u përfshi nga flakë në Porticella pranë Palermo. Policia evakuoi dhjetëra shtëpi në zonë, ndërsa një bombol gazi shpërtheu në një vendpushim të afërt, raporton La Repubblica.

Rreth 500 hektarë të kulturave u shkatërruan gjithashtu në Monreale, në jug të Palermos./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BV9pzneHs8P/

https://www.instagram.com/p/BV9p9JcnVLy/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme