Google ADS

​Nxehti i madh, boshatisen sheshet e kryeqytetit

17:59 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Qytetarët e Prishtinës duket se kanë ndjekur këshillat e mjekëve dhe ekspertëve, duke iu shmangur daljes gjatë temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë mbi vendin tonë.

Në mesditë ishte një numër i vogël i atyre që shiheshin në shesh, kurse, ata që ishin mendojnë se duhet të shpallet gjendje emergjente në vend.Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes, pasi sot konsiderohet si ditë që paraqet rrezik për të gjitha moshat.

Disa qytetarë konsiderojnë se në kryeqytet ka mjaft pika freskimi, e njëra prej tyre është pishina e Gërmisë, e cila ka disa ditë që është hapur.Kurse, Eroll Qaja thotë se nëse temperaturat vazhdojnë kështu, duhet të shpallet gjendje emergjente në vend.

Temperatura të tilla të larta janë duke mbizotëruar edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Lutfi Dura tha se nuk duhet të shpallet gjendje emergjente, pasi që fitet se nga java tjetër do të ulen temperaturat.

E nënat të cilat punojnë dhe janë të detyruara t’i lënë fëmijët në kopshte, duket se ia kanë frikën se mos kopshtet nuk janë të freskëta sa duhet.
Ata të cilët duket se janë më të rrezikuar nga nxehtësia e madhe, janë fëmijët dhe personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë, dhe personat e moshuar.

Megjithëse nxehti afrikan ka mbizotëruar këto ditë në Kosovë dhe vendet e rajonit, prej ditës së diel pritet që temperaturat të ulen deri në 24 gradë./kp

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme