Është gjetur nga ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe zhytës vullnetar të klubit të zhytjes Trepça, trupi i pajetë i Sali Gërqinës, kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë.
Trupi u gjet jo shumë larg vendit ku kishte rënë i ndjeri.
Ndërsa në videon më poshtë të dërguar nga një lexues i Arbresh.info, shihet moment i nxjerrjes së trupit të pajetë të Sali Gërqinës nga ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe zhytës vullnetarë të klubit të zhytjes Trepça, shkruan arbresh.info.
Trupi i tij është zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë./Arbresh.info
Në video mund të shihni edhe pamje tjera të siguruara nga Arbresh.info ku shihen familjarët e pikëlluar të të ndjerit të cilët shohin teksa kufoma nxirret nga uji nga ekipet e shpëtimit dhe zhytësit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën