Në zgjedhjet e 11 qershorit, dy partitë që qeversiën mandatin e fundit, PDK-ja dhe LDK-ja futën në lista ministra që gjatë mandati kanë drejtuar dikastere të ndryshme.
Disa nga ta arritën të sigurojnë numër të madh të votave, kurse disa tjerë dështuan duke mos arritur të sigurojnë votat as për të hyrë në Parlament, raporton lajmi.net
Në listën e koalicionit PAN kanë qenë pesë ish-ministra, tre prej të cilëve nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave që të jenë deputetë në Kuvend.
Ministrja për dialog, Edita Tahiri nuk arriti të sigurojë më shumë se 3 mijë e 847 vota, duke mbetur prapa shumë grave që kanë qenë dukshëm më të votuara në listën e koalicionit.
Në Kuvend nuk arritën të hyjnë as Hajredin Kuçi, ish-ministri i drejtësisë dhe ministri i arsimit, Arsim Bajrami.
Kuçi mori 7 mijë e 986 vota, kurse ministri i arsimit 8 mijë e 341 vota.
Ministra nga PDK-ja që morën numër më të madh të votave janë Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi, ky i fundit ka marrë mbi 19 mijë vota.
Kurse i pari i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj gjithashtu siguroi numër të madh të votave. Ai është në mesin e kandidatëve me më së shumti vota në listën PAN, pasi mori mbi 24 mijë vota.
Nga ministrat e LDK-së vlen të theksohet dështimi i jashtëzakonshëm i Skender Hysenit, i cili nuk ka arritur të marrë më shumë se 2 mijë e 68 vota, duke e pasur të pamundur hyrjen në Kuvend.
Në Kuvend nuk do të jetë as ministri i FSK-së, Haki Demolli i cili ka marrë 6 mijë e 880 vota.
Avdullah Hoti, ministër ne detyrë i financave dhe kandidat për kryeministër në këto zgjedhje si prijës i listës ka marrë mbi 115 mijë vota.
Keq nuk ka mbetur as ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala i cili ka siguruar mbi 17 mijë e 70 vota.
Me 12 mijë vota të siguruara, në Kuvend do të jetë edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, njejtë si ministri Arban Abrashi i cili ka siguruar mbi 8 mijë e 700 vota.
Me mbi 7 mijë vota, në ulëset e Kuvendit do të jenë edhe Imet Rrahmani dhe Hykmete Bajrami, të dy ministra në Qeverinë në largim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...