Në Kosovë vitin e kaluar janë regjistruar afër 10 mijë vdekje bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave. Prej tyre 188 raste janë të vdekjes së dhunshme mes së cilave 41 vetëvrasje dhe 19 vrasje.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin me “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2016”.
Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 9246 vdekje, prej tyre në Kosovë 8495, kurse jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 751. Sipas ASK-së 4796 nga vdekjet janë meshkuj (apo 56.5 %) dhe 3699 femra (apo 43.5 %).
Gjithashtu ASK ka nxjerrë edh numrin e vdekjeve të dhunshme në vitin 2016, gjatë së cilit ishin raportuan 188 raste nga të cilat fatkeqësi 128, vetëvrasje 41 dhe vrasje 19.
Foshnje të vdekura sipas ASK-së vitin e kaluar kanë qenë 199, nga të cilat 116 meshkuj dhe 83 femra.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve 46.3 % e rasteve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, 52.5 % në shtëpi dhe 1.2 % në vend tjetër.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...