Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën ketë vit Kosova sërish do të shkojë në zgjedhje me 22 tetor ku do të mbahen ato lokale, shkruan Arbresh.info
Deri me tani partitë nuk kanë bërë të ditur kandidatët për kryetar të komunave edhe pse më herët është folur për disa emra por ende asgjë konkrete.
Arbresh.info nga burime brenda koalicionit PAN ka marrë vesh se ky koalicion do të jetë i bashkuar edhe në zgjedhjet lokale ku në disa komuna do të shkojnë me një kandidat të përbashkët si në Vushtrri, Mitrovicë, Podujevë, etj.
Lidhur me këtë nënkryetari i AAK-së Ahmet i Isufi tha se pas formimit të qeveris do ta diskutojnë edhe këtë temë.
“Ne kemi marrëveshje për zgjedhjet parlamentare dhe kemi bo koalicion parazgjedhor për ti fituar këto zgjedhje, për të tjerat procese flasim pas formimit të qeveris dhe funksionimit të institucioneve të vendit , kjo do të jetë temë e të ardhmes tani jemi të fokusuar për formimin e qeverisë”, tha Isufi
Ndërsa ish deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën Enver Hoti ka qenë shumë i shkurtë të përgjigje dukë thënë se është herët të flitet për zgjedhjet lokale
‘Nuk e kemi trajtuar këtë çështje ende pasi që është herët, tani jemi të fokusuar për formimin e qeverisë” tha Hoti.
Ish shefi i grupit parlamentar Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka dashur të prononcohet për këtë temë duke thënë se nuk kanë asgjë në agjendë.
“Nuk kisha me than asgjë për këtë temë pasi që ende nuk e kemi bërë një agjendë për këtë” tha Pajziti/arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person