Deputeti i ri i LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se përjashtojnë me çdo kush koalicionin me PDK’në. Ka thënë se ky qëndrim është rikonfirmuar në takimin e deputetëve të rinj me Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa. Ka thënë se nëse dështon PAN atëherë do të jenë të gatshëm të flasin me partitë tjera për formimin e Qeverisë.
Naser Rugova, një ish-Këshilltar i Presidentit Ibrahim Rugova, ka arritur përsëri të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës.
Deputeti i ri i LDK’së thotë se kanë qëndrim të qartë se vetëm me PDK’në as nuk flasin dhe as nuk bëjnë koalicion për ndërtimin e Qeverisë së re. Mirëpo, thotë se po presin fillimisht dështimin e PAN’it për të nisur pastaj negociatat me partitë tjera për krijimin e institucioneve.
“Është qëndrim i qartë i LDK’së, i gjithë deputetëve, se nuk ka koalicion me PDK’në. Nëse dështon PAN në formimin e Qeverisë atëherë LDK do të flas me partitë tjera, për formimin e Qeverisë”, ka thënë Rugova, për Express, të shtunën.
Ai ka thënë se diskutimet me partnerët e mundshëm për formimin e Qeverisë pas dështimit të PAN do të orientohen në programin qeverisës.
Ka thënë emri i kandidatit për Kryeministër nuk është temë e parë e diskutimeve as me Vetëvendosjen.
Zgjedhjet e fundit nacionale, koalicioni PAN doli i pari me 39 vota, VV e dyta me 32 deputetë, derisa LDK me vetëm 29 deputetë.
Bazuar në Kushtetutë, fituesi i zgjedhjeve mandatohet për formimin e Qeverisë. Nëse herën e parë dështon, i mbetet Presidentit të vendosë së kujt do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...