Google ADS

500 mijë refugjatë janë kthyer në Siri

23:03 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Gati 500 mijë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre këtë vit, bën të ditur OKB-ja, duke e përshkruar këtë si një “trend të dukshëm”.

Agjencia e refugjatëve UNHCR thotë se më shumë se 440.000 sirianë janë zhvendosur brenda vendit dhe 31 mijë prej tyre që kanë ikur jashtë vendit janë kthyer tani, transmeton portali arbresh.info.

Shumica prej tyre janë kthyer në Aleppo, Hama, Homs dhe Damask me qëllim për t’i kontrolluar pronat e tyre dhe të marrin vesh më shumë për familjarët.

Por UNHCR paralajmëron që kushtet për kthim të sigurt nuk janë bërë gati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme