Gjyqtarët kosovarë të Superligës drejtojnë ndeshjen e Ligës së Evropës

22:06 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, dhe Besfort Kosumi, do të ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet e Ligës e Evropës.

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës mes skuadrës së Maltas, Valletas, dhe ekipit nga San Marino, Folgore.

Ndeshja e kthimit sipas UEFA-s do të zhvillohet me gjashtë korrik në ora 20:30, në të cilën do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët kosovarë.

Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Vallettas me rezultat 2-0.

Nuk është ndeshja e parë që katërshja nga Kosova gjykojnë ndeshje ndërkombëtare, pasi ata ndanë drejtësinë edhe në miqësoren, Turqi – Moldavi.

Të ngjashme