Google ADS

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e të sëmurëve edhe te fëmijët

20:50 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë kanë shtuar numrin e të sëmurëve edhe te fëmijët.

Në Qendrën Pediatrike thonë se kryesisht fëmijët lëngojnë nga diarreja ndërsa shtojnë se kanë barna të mjaftueshme dhe staf për tu përballur me viruset verore. Ata kërkojnë nga prindërit që të kenë kujdes gjatë ushqimit të fëmijëve dhe të mos i ekspozojnë në temperatura të larta.

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë Muharrem Avdiu tha se numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë brenda 24 orëve po shkon deri në 25 fëmijë. Zakonisht arsyeja e pranimit në klinikë është diarreja e shfaqur për shkak të temperaturave që kanë përfshirë Kosovën.

Nënat thanë se barkqitja është problemi kryesor te fëmijët e shtrirë në klinikë.

Apelohet te prindërit që të kenë kujdes mu ushqimin kurse nënat gjidhënëse rekomandohen që të mos i ndajë fëmijët nga gjiri deri në mesin e tetorit kur edhe përfundon periudha e djerrinës te fëmijët.

Në anën tjetër drejtori Avdiu thotë se kjo klinikë ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballur me viruset verore, gjithashtu ka bërë të ditur se qëndrojnë mirë edhe me barna. Ndërsa apelon te prindërit të kenë kujdes me ushqimin, kurse nënat gjidhënëse i rekomandon që mos t`i ndajnë fëmijët nga gjiri deri në mesin e tetorit, kur e dhe përfundon periudha e djerrinës te fëmijët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme