Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Vjosa Osmani nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se tash brenda LDK-së është një përbërje e re e cila nuk do të japë votë për një koalicion me PDK-në.
“Jo vetëm që nuk ka koalicion, por as biseda për koalicion me PDK”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë në Info Magazine se koalicioni i fundit me ta ishte kafshatë e pakapërdishme për elektoratin e LDK-së.
“Është rezultat tepër i keq i LDK-së në zgjedhjet e fundit”, ka pohuar ajo.
“Kam pasur pritje më të mëdha, por rezultati i keq është për shkak të koalicionit me PDK-në”.
“Kam shpresuar që së paku do të kemi mundësi ta rikthejmë besimin e qytetarëve.”, ka vazhduar Osmani.
Ajo ka thënë se tash u mbetet që i parti të punojmë me strukturat dhe qytetarët që ta rikthejmë besimin.
“Nuk duhet të ndjehemi komod pasi kemi afër zgjedhjet lokale”, ka shtuar ajo.
Kurse për raportim e saj me kryetarin e partisë, Isa Mustafa ka thënë se mes tyre ka pasur vetëm mospajtime për shkak të marrëveshjes me për koalicion që kishin bërë në vitin 2014 me PDK-në.
“Nuk i quaj armiqësi por mospajtime për një çështje konsensuale”.
“Sot kemi pas një takim me Mustafën dhe kemi diskutuar për krijimin e institucioneve dhe tema tjera”.
“Mes nesh ka qenë një pengesë në komunikim shkak i koalicionit me PDK”, ka shtuar ajo.
“Ne tashmë e kemi bërë të ditur se nuk ka bashkëpunim me PAN, për shkak të prezencës së PDK-së. Ky koalicion dhe në veçanti PDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje, ata duhet të shkojnë në opozitë”, ka thënë Osmani.
“Angazhimi ynë tashmë është që PDK të jetë në opozitë”, ka shtuar Osmani.
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...