Një ekip kërkimor në Universitetin e Miçiganit ka dalë në përfundimin se pilulat kontraceptive mund të kenë efekte anësore më të rrezikshme sesa ishte menduar më parë.
Duke analizuar shtatë pilula të cilat përdoren më shpesh, në katër prej tyre ata konstatuan më shumë se katërshin e niveleve të progestinës, një formë sintetike e progesteronit tek gratë.
Një pilulë rrit ekspozimin ndaj etinil estradiolit, një estrogjen sintetik i lidhur fort me kancerin e gjirit. Progesteroni dhe estrogjeni prodhohen nga dy vezoret dhe nivelet e tyre ndryshojnë natyrshëm gjatë ciklit menstrual, e ndërsa pilula zëvendëson këto hormone.
Biologia Beverly Strassmann, e cila udhëhoqi studimin, tha se qëllimi i studimit ishte për të provuar nëse versionet sintetike rrisin ose ulnin ekspozimin hormonal në krahasim me atë që gratë mund të merrnin nga vezoret e tyre.
Për të kryer studimin, ekipi hulumtues analizoi të dhënat nga 12 studimet e mëparshme që matën sasinë e estrogjenit dhe progesteronit gjatë ciklit menstrual tek gratë që nuk po merrnin pilulën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...