Një zonë komerciale me dymbëdhjetë milionë konsumatorë dhe 80 mijë vende të reja pune: potenciali i tregut të përbashkët ballkanik, propozim ky i nisur në samitin e fundit të Sarajevës të marsit të kaluar nga kryeministri serb Aleksandar Vucic, në pritje të anëtarësimit të largët në BE. Më 10 shkurt në Shkup ideja ishte shpjeguar në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm dhe të Energjisë së gjashtë vendeve (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia) përfituesit e të ashtuquajturit Proces i Berlinit, apo iniciativa për të zbatuar sistemin e bashkëpunimit në Ballkan nisur nga Kancelarja Angela Merkel e presidencën e së cilit Italia e mbanë në vitin 2017.
RREZIKU ISH-JUGOSLLAVIA E RE
JO-ja ndaj propozimi serb vjen nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, të bindur se Beogradi dëshiron të dominojë tregjet rajonale duke ribërë, në fakt, një Jugosllavi të re duke iu falënderuar zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan. Alma Lama, ambasadore e Kosovës në Itali, prijëse e rajonit të JO-së: argumenti i saj është se, nga momenti që është duke punuar që të bashkohen me BE-në nuk mund të kuptohet se pse Serbia ” shtyn përpara një tjetër propozim”. Ndër të tjera, Kosova as nuk është njohur nga Serbia dhe Bosnja, e as nuk ka një OK të tranzitit të mallrave dhe njerëzve. Vuçiç i intervistuar nga Politiko ka folur për një “Jugosllavi të re plus Shqipërisë”, ku roli kryesor do të ishte i Beogradit.
Italia do të jetë nikoqire e Samitit të Ballkanit Perëndimor të vitit 2017 në Trieste më 12 korrik, e cila pason ato të viteve të fundit të mbajtura në Paris dhe Vjenë. Samiti në Trieste duhet të çojë në integrim më të thellë ekonomik të rajonit; ky është qëllimi i shprehur i Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn. Ishte ai që propozoi tregun e përbashkët të Ballkanit si bazë e fillimit të integrimit të rajonit në BE.
PSE ‘PO’
Mbështetësit e tregut të përbashkët, të udhëhequr nga serbi Vucic, i cili sapo ka emëruar një kryeministër të deklaruar LGBT, Ana Brnabic, argumentojnë se do të jetë shumë më e dobishme për secilin nga vendet e Ballkanit që të jetë mbrenda një tregu prej mbi 20 milionë konsumatorësh. Së dyti, një tjetër faktor i përshtatshmërisë do të qëndronte në rritjen e njëkohshme të vëllimit të shkëmbimeve midis secilit vend. Kjo është linja që ka shtruar Komisioneri Evropian për Zgjerim, Hahn, i cili drejton procesin e integrimit evropian të makro rajonit.
PSE ‘JO’
“Ne jemi kundër – ilustron për Formiche.net Ambasadorja Lama, ish-deputete për dy mandate para emërimit diplomatik në Romë – sepse ne nuk duam ta shohim veten edhe një herë duke patur punë me një ish-Jugosllavi. Gjithkush e di se çfarë pozicioni ka patur Kosova në një makrozonë të tillë: e diskriminuar nga serbët në ekonomi dhe në identitetin tone, dhe më e varfëra nga njësitë administrative të saj. Historia e bashkëjetesës me serbët në Jugosllavi filloi me një okupim klasik, pastaj e gjitha mori fund, siç është e njohur, në tragjedinë e krijuar në luftën e viteve 1998-1999. I tërë shekulli i kaluar ka qenë një betejë e madhe për lirinë e Kosovës. Prandaj ne nuk duam që të kthehemi në ato parametra, të cilat prodhuan vetëm tragjedi dhe vuatje për shkak të filozofisë së dominimit”.
Kjo është arsyeja pse qeveria kosovare, që paraqet një qëndrim të unifikuar me Shqipërinë dhe Malin e Zi, beson se ideja e një tregu të përbashkët të propozuar nga Vucic “nuk është e sinqertë, por e tentative e një përpjekjeje të dominimit” për arsye të ndryshme. Së pari, jemi në pozita të pabarabarta për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina: një pasazh që ka pasoja jo vetëm politike, por edhe në jetën praktike të qytetarëve dhe institucioneve.
Për më tepër, të gjitha vendet e Ballkanit tashmë janë duke punuar për t’u bashkuar me BE, me një përpjekje të madhe përgatitore: “Në Kosovë ne po ecim në përputhje me legjislacionin evropian, . Si mund të ndryshojmë drejtim, tani, vetëm për shkak se Beogradi ka dal përpara me propozim tjetër? Duhet të kemi parasysh se jo të gjitha vendet e Ballkanit po përballen me të njëjtat terma komerciale: Serbia e Vucic ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, kjo do të thotë se ajo është një dritare për të arritur në Moskë. Pyes veten nëse kjo rastisje mund të tolerohet nga BE-ja”.
Edhe ekonomikisht Prishtina nuk është e gatshme për t’u përballur me aktorë të tjerë të cilët janë shumë më përpara, sepse nuk i kanë vuajtur pasojat e luftës. Ndër të tjera, një bashkim doganor tashmë ekziston, domethënë tregu i përbashkët i CEFTA-s, i lindur kur Kosova ishte nën administrimin e OKB-së.
CEFTA
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore është themeluar nga i ashtuquajturi “Grupi i Vishegradit”, Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia në vitin 1992: Ndërsa CEFTA është një marrëveshje e tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Moldavisë. Të gjithë anëtarët e CEFTA-s i kanë thënë tashmë po Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, kështu që CEFTA ka shërbyer si tërheqje në të vërtetë të atyre vendeve për në BE. Dhe derisa ato vende që gjatë viteve kanë braktisur CEFTA-në janë bashkuar në mënyrë progresive në BE, e njëjta marrëveshje është mbajtur gjallë për të siguruar ndihmë për ato shtete të cilat, nëpërmjet Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, kanë arritur marrëveshjet e stabilizimit me BE-në.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...