Kombet e Bashkuara e kanë quajtur të papranueshme kërkesën e vendeve arabe për mbylljen e televizionit “Al-Jazeera” në Katar.
Mbyllja e këtij televizioni është njëra nga 13 kërkesat e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj që i kanë dhënë Katarit një ultimatum që përfundon më 4 korrik.
“I shikoni apo jo, i doni apo jo, jeni apo nuk jeni dakord me pikëpamjet e tyre, stacionet televizive të ‘Al-Jazeera’ në arabisht dhe anglisht janë legjitime dhe kanë miliona telespektatorë”, tha komisionari i larë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.
Ai ka theksuar se kërkesa për mbylljen e televizionit është sulm i papranueshëm i të drejtës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shkëputën më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për afrim me Iranin. Tensionet janë rritur pas dhënies nga Doha të një liste prej 13 kërkesash të vendosura nga këto vende.
Komisionari i lartë i OKB-së gjykon se ky konflikt ka arritur në një nivel të lartë pas vendosjen nga këta vende të kërkesave që prekin disa liri dhe të drejta themelore duke përfshirë dhe mbylljen e ”Al-Jazeera”. Sipas OKB-së, katër kundërshtarët e Katarit kanë vendosur një ultimatum prej 10 ditësh që merr fund më 4 korrik, që Dohan të përmbushë listën e kërkesave të tyre. “Të këmbëngulësh për mbylljen e stacioneve të tilla është e paprecedentë dhe e paarsyeshme”, tha Al Hussein./kp
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sindikata e Re e KEK-ut mban sot protestë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për ska...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët