Google ADS

Lutfi Haziri tregon se a do të arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Vetëvendosjes

17:43 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se i vetmi kontakt që kanë pasur me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë përmes telefonit që këta të fundit i kanë bërë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Ende me askënd..përveç kontakteve telefonike me VV që na kanë kontaktuar përmes kryetarit”, tha ai.

Haziri më tej ka thënë se pavarësisht të kaluarës, tani më ka ardhur koha për një fillim të ri, histori të re LDK-LVV.

“Raportet e deritashme janë kundërshtuese, protestuese deri në kokteje molotovi e pengesa institucionale por legjitimiteti politike si shumice shqiptare krijon hapësirën për hapjen e kaptinave të reja bashkëpunimi e ndërtimi të Republikës. Kjo mbetet çështje e bisedave si si dhe në çfarë forme mund të ndërtohet një histori e re për Fillimin e Ri LDK-VV dhe përcaktimin e fatit për Fundin e Fillimit te ri te PDK dhe aleateve te saj!”, ka thënë Haziri, përcjell Gazeta Blic.

Ai ka ripërsëritur se LDK-ja përfundimisht nuk do të hy në koalicion me “mosmirënjohësit” siç i quan ai të PDK-së. “Po vetëm përsërite atë çka ju kam thënë prej 11 qershorit: Jo me mosmirënjohësit si PDK-së dhe aleatet e tij!I kanë rrënuar urat qe LDK i ka ndërtuar qe 20 vite, qe nga lufta çlirimtare e deri sot!”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje partnerit të koalicionit të PDK-së, AAK-së e Nisma-s për Kosovën por këta të fundit e kanë refuzuar.
Tashmë pritet që LVV dhe LDK të flasin për një koalicion të mundshëm por sa do të arrihet kjo, do të shohim ditët në vazhdim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme