Google ADS

E rëndë, bie nga kati i dytë i banesës 78-vjeçarja në Tiranë

17:02 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia bën të ditur se një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Paskuqan, ku një e moshuar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas bluve bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K.R, vjeç 78-vjece. Nga ana tjetër në njoftim thuhet se personi në fjalë vuante nga skleroza dhe bënte veprime të pakontrolluara.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.06.2017, në Paskuqan 1, ka rënë nga kati i 2-të i banesës, shtetësia K.R, vjeç 78, e cila ka gjetur vdekjen në spital. Nga veprimet hetimore rezultoi se, kjo shtetase vuante nga skleroza dhe kryente veprime të pakontrolluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme