Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ishte paneliste në panelin “Ekonomia është motor. Përcaktimi i prioriteteve rajonale”, në Bisedimet Ekonomike të Vjenës – Investimet dhe Bashkëpunimit Rajonal, organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës (VEF), që u mbajt në Vjenë të Austrisë.
Ministrja Bajrami tha se Konkurrueshmëria është ajo që besojnë dhe janë duke investuar burime të vazhdueshme financiare dhe njerëzore për të përmirësuar infrastrukturën e cilësisë.
“Si një shtet i vogël ballkanik , në periferi të Evropës, jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë më shumë dhe të rritemi më shpejtë për të arritur standardet evropiane të të ardhurave dhe produktivitetit. Ky është objektivi ynë dhe ne jemi duke bërë reformat e nevojshme në drejtim të përmirësimit të klimës së investimeve që do të mundësojnë normë të lartë të rritjes ekonomike, për të siguruar gjenerimin e vendeve të punës me ritmin e trendeve evropiane”, theksoi ajo.
Shefja e MTI-së kërkoi mbështetjen e drejtpërdrejtë të vendeve të BE-së përmes mundësisë për punë sezonale për qytetarët e Kosovës, ndërsa heqjen e regjimit të vizave ajo e vlerësoi si hapje të mundësive për më shumë shkëmbime dhe partneritete në mes të Kosovës dhe BE-së.
“Ne jemi të vetëdijshëm se liberalizimi i vizave nuk do të zgjidhë të gjitha problemet tona, por kjo do t’iu japë qytetarëve dhe bizneseve lirinë për të lëvizur, si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës, po ashtu për të marrë përfitimet e tregut të hapur pjesë e të cilit jemi”.
Kurse, sa i përket stabilitetit makroekonomik dhe fiskal , Kosova është në pozitë të mirë. Ky fakt është pranuar edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Së fundmi kemi nënshkruar programin me FMN-në për huazim financiar për investime kapitale .
Ministrja Bajrami duke raportuar për progresin e arritur në Kosovë në infrastrukturë foli për ndërtimin e autostradës Kosovën Shqipëri e cila do të vazhdoj deri në kufirin me Serbinë. Ajo po ashtu përmendi fillimin e investimeve në autostradë Shkup-Prishtinë.
Vazhdojmë të jemi të përkushtuar për integrimin e mëtejshëm të ekonomisë së Kosovës në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare . Nëpërmjet pjesëmarrjes tonë aktive në CEFTA dhe në mekanizmat e tjera të rajonit , ne jemi duke u përpjekur për të eliminuar pengesat dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave brenda dhe jashtë vendit tonë. “Aktualisht jemi duke negociuar tregtinë në shërbime në kuadër të CEFTA-s. Gjithashtu jemi anëtar aktiv i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), që është duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e mëtejshëm të rajonit tonë. Ndërkohë, po përgatitemi për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, menjëherë pas nënshkrimit dhe ratifikimit nga institucionet e BE-së dhe të Kosovës”, tha ministrja.
Ministrja po ashtu shprehu zotimin Qeverisë së Kosovës për mbështetje të procesit të Berlinit për Ballkanin dhe shprehu shpresën se Samiti i Vjenës i 27 gushtit do të jetë një sukses i konsiderueshëm real me rezultate konkrete nga aspekti i zotimeve financiare nga partnerët evropianë .
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...