Pas një rrugëtimi transmetimesh në pritje të “Miss Universe Albania”, Vizion Plus përcolli mbrëmjen e djeshme në ekranin e çdo shqiptari kurorëzimin e bukuroshes që do të na përfaqësojë këtë vit në “Miss Universe”.
Çdo të diel, në plot 9 takime me publikun në ora 19:30, Vizion Plus ju ka njohur me 26 vajzat pretendente për këtë kurorë, ndërsa dje në ora 21.00 në një spektakël plot surpriza u zgjodh mbretëresha e bukurisë shqiptare mes 26 vajzash konkurrente.
“Miss Universe Albania” erdhi nën kurimin e Eduard Dedës si producent, Eva Muratit si prezantuese dhe 4 mentorëve që kanë mbajtur kurorën e bukurisë.
Blerta Leka ishte vajza që rrëmbeu kurorën e bukurisë dhe është vajza që do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit zhvillohet në muajin nëntor në Amerikë.
Ëndrra e Blertës është bota e televizionit. E këtë ajo e ka përcjellë tre muaj më parë kur edhe Vizion Plus nisi maratonën e prezantimit të vajzave pretendente për kurorën e Miss Universe.
Nuk ishte vetëm një garë bukurie, por edhe një mbrëmje ku nuk munguan performancat e këngëtarëve më në zë të momentit, tendencat më të fundit të modës si dhe humori.
Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, që nisi me një maratonë prezantimesh në Vizion Plus e që vijon drejt një sfide tjetër për stafin që do të shoqërojë Blerta Lekën drejt Amerikës.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...