Google ADS

Familjarët e Sali Gërqinës rrëfejnë zhdukjen e të dashurit të tyre

15:12 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Ka kaluar më shumë se gjysma e ditës së sotme dhe ende janë duke vazhduar ekipet e kërkim shpetimit të FSK-së punën për gjetjen e trupit të kampionit Sali Gërqina i cili është zhdukur qe katër ditë këtu ne tek Ura e Fshejtë.

Zhytësit e ekipit të kërkim- shpëtimit të FSK-së tanimë kanë futur në përdorim edhe skanerin, donacion amerikan e i cili skanon trupat në ujë.

Ata kanë kërkuar tek pjesa ku thuhet se kishte rënë trupi i viktimës por ende nuk ka asnjë rezultat.

Në anën tjetër familjarit e viktimës të cilët po presin me pikëllim deri në gjetjen e tij, ndonëse para kamerës së Arbresh.info nuk pranuan të flasin ata pas kamerës rrëfyen ngjarjen në detaje.

Sipas tyre, ditën kur ka rënë Gërqina nga Ura e Fshejtë ai ishte përshëndetur me fëmijët dhe gruan të cilët i kishin shkuar tek farefisi i gruas.

Më pas ai kishte ardhur tek Ura ku kishte kaluar në pjesën tjetër të urës aty ku gjindet një restorant.

Sipas dëshmitarëve, Saliu ishte nisur që të kërcërnte por jo nga ura mirëpo nga një vend tjetër matan urës ku është vend shkëmbor dhe shumë i rrezikshëm.

Sipas rrëfimit, shkruan arbresh.info, ai kishte vrapuar që të kërcente dhe duke kërcyer kishte rrëshqitur ku pastaj kishte rënë drejt e në shkëmbinjë poshtë.

Dy persona të cilët kishin qenë posht urës e kishin parë që dikush dëshiron të kërcej por pa e ditur që ai ishte kampioni Sali Gërqina.

Ata me vëmendje kishin shikuar kërcimin e tij ku sipas rrëfimit që ata u kanë thënë familjarëve pasi Gërqina ka kërcyer ai ka rënë në shkëmbinjë e pastaj në ujë ku më pas e kishte dërguar uji njëherë lartë ku prapë kishte goditur një shkëmb dhe më pas ishte zhytyr trupi i tij në ujë.

Këta persona që e kishin parë kanë shkuar ta shpëtonin por që edhe pas përpjekjeve të tyre nuk e kanë gjetur trupin.

Ndërsa thuhet nga familjarët se këtu në këtë vend kohë më parë kishte rënë një kamion dhe një veturë e që komuna sot e atë ditë nuk ka arritur t’i nxjerr.

Familjarët dyshojne që edhe aty mund të jete diku trupi i viktimës./Arbresh.info.

19650187_1547847425227868_848637906_o 19578896_1547847411894536_1705269933_o 19619343_1547847395227871_1003441881_o 19619644_1547847445227866_183456492_o 19647961_1547847435227867_426752367_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme