Google ADS

Pajaziti mes postit të deputetit dhe të  kreut të Gjilanit

16:08 | 30 Qershor 2017
L G

Ish-shefi  i  Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajzaiti ende nuk ka vendosur nëse do ta mbaj postin e deputetit, apo të kandidoj për të parin e komunës së Gjilanit, siç pati deklaruar në Malishevë të Gjilanit gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pajaziti në zgjedhjet parlamentare ka marrë gjithsej 10 mijë 169 vota, me të cilat ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Por, ndryshe prej para disa javësh, ai thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj për kreun e Gjilanit.

“Jam rrugës prej pushimit, nuk jam hiq në rrjedha e as në zhvillime. S’kemi kurrfarë procesi për zgjedhje lokale, askush ende nuk është kandidat. Asnjëherë asnjë vendim nuk është marr për zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë vendim të partisë për asnjë kandidat. Me kohë partia del për kandidatët komunal”, është shprehur Pajaziti për Arbresh.info”.

I pyetur nëse do të zgjidhte ulësen në Kuvendin e Kosovës apo kolltukun e kreut të Gjilanit, ai ka thënë se nuk e ka menduar këtë.

“Unë nuk kam marrë ndonjë vendim për këtë, nuk kam menduar asnjëherë, t’i shohim këto zhvillimet që po ndodhin dhe do t’i gjejmë kandidatët më të mirë”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, në fund të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Pajaziti pati deklaruar se në zgjedhjet lokale do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së.

“Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit. Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, kishte thënë Pajaziti gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit parlamentare./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme