‘Xhesika’ pëson aksident

14:40 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Aktorja Arta Nitaj e njohur për rolin e saj si “Xhesika” në serialin “O sa mirë’ ka pësuar një aksident të vogël.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Sipas këtij burimi ngjarja ka ndodhur në magjistralen Pejë/Prishtinë.

E kontaktuar nga Gazeta Express, aktorja Arta ka konfirmuar se ka pësuar një aksident, mirëpo gjenda e saj shëndetësore është mirë dhe nuk ka diçka për tu shqetësuar

Ajo ka treguar se nuk është diçka e madhe dhe se gjendja e saj është mirë.

“Një makinë duke u kyçur në rrugë, u dal shumë keq dhe jemi goditur vetëm pak. Por unë jam mirë dhe nuk është diçka e madhe”, ka deklaruar Arta për Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme