Google ADS

Topalli: Basha kërkon të mbajë peng partinë demokratike

14:20 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat deklaroi se Lulzim Basha “po i imponon PD-së një garë të rreme, duke e bërë procesin zgjedhor në parti antistatutor”.

“Basha po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat tjetër drejtues dhe nuk po merr përgjegjësi për humbjen katastrofale në zgjedhjet e fundit. Qindra mijëra votat që Basha ia hoqi PD-së nuk i asgjëson dot me proces të manipuluar zgjedhor”, tha Topalli.

“Ringritja e Partisë Demokratike nis vetëm me largimin e zotit Basha. Basha nuk pranon barazi në garë, nuk pranon rregullat e drejta, nuk pranon proces të hapur, nuk pranon konkurrentë të vërtetë, nuk pranon ballafaqim. Zoti Basha tmerrohet nga forumet sepse tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të paanshme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë e ballafaqim. Kërkojmë respektimin e forumeve drejtuese sipas statutit”, shtoi Topalli./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme