Jeta në Prishtinë, nuk është e njëjtë pothuajse në asnjë pjesë të qytetit. Siç duket të frymuarit lirshëm sa shkon e zvogëlohet nga lagjja në lagje.
E njohur për ndërtime të secilit lloj është lagja “Mati 1”. Kur merr rrugën nga hyrja e spitalit e drejt lagjes, deri në grykë të rrugës “Muharrem Fejza” gjërat janë normal. Më pas gjithçka zvogëlohet e ngushtohet.
Janë hapësirat e gjelbra, ndotja e ajrit dhe ambientit, zhurma, rruga e tej ngarkuar, mungesa trotuareve e shumë kushte tjera që bëjnë banorët të mos ndihen rehat.
Rrugën e njëjtë në këtë lagje e ndajnë edhe fëmijët, por edhe kamionët me pesha të mëdha.
Ndër të zëshmit për të përmirësuar këtë gjendje ka qenë gazetari Milot Hasimja. Llogaritë e tij në rrjete sociale janë përplot ankesa dhe raportime me fotografi se çka nuk po shkon në lagjen “Mati 1” dhe përgjatë rrugës “Muharrem Fejza”. Përgjatë katër vjetëve që jeton në këtë lagje, gjërat kanë ndryshuar.
“Në fillim kur kam ardhë, e kam pasur shumë qetë. Shumë lezetshëm dhe e kam përjetu si me qenë në fshat, pasi kam jetu në Ulpianë ku nuk kam dëgjua asgjë përpos sorrave, e këtu janë disa drunj e ca cicërima zogjësh. Dy vitet e fundit prej mëngjesit, e në vikend njëjtë, në ora 6:30 fillon t’i dëgjosh muhabetet e punëtorëve”, tha Hasimja.
Ankesat e tij janë të shpeshta, por nuk është se gjejnë zgjidhje. Ai gjithashtu tregon edhe për tubimet që mbajnë me përfaqësuesit e komunës në këtë lagje.
“Halli më i madh te mbledhjet është te pronarët e tokave dhe ndërtuesit. Si me ndërtu, ku me ndërtu, ndarja e parcelave dhe pak u është lënë qytetarëve të thojnë fjalën e vet”, shton gazetari Milon Hasimja.
Mes “Ulpianës” dhe “Matit 1” – ai jep fjalën e tij, ““Në tërësi, Ulpiana”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...