Është e pamohueshme që veshjet intime zgjojnë fantazitë dhe konsiderohen si arma më e fortë e një femre, por padyshim që tangat nuk mund të zëvendësojnë të brendshmet apo të vishen çdo ditë.
Jill Rabin, profesoresha dhe gjinekologia në fakultetin e mjekësisë Hofstra North Shore-Lij Shkolla e Mjekësisë në Neë York paralajmëron femrat se kjo veshje mund të shndërrohen në një rrezik serioz për shëndetin e tyre. Duke qenë se këto mbathje janë shumë të ngushta, pëlhura e hollë e tangave mund të zhvendoset lehtësisht nga rektumi në organin gjenital duke infektuar vaginën apo fshikëzën e urines. Living do të rendisë më poshte të gjitha rreziqet që ju kanosen nga tangat.
1.Pëlhura e pambukut lejon qarkullimin e ajrit duke ndihmuar lëkurën tuaj të marrë frymë. Nëse për një kohë të gjatë ju vishni pëlhura najloni, dandelle apo mëndafshi me shumë mundësi juve mund t’ju krijohen infeksione të lehta vaginale.
2. Nuk duhet të vishni tanga gjatë ditëve të palestrës pasi djersitja dhe mungesa e qarkullimit të ajrit mund të rrisë rrezikun për mbarështrimin e baktereve.
3. Veshjet e ngushta nuk janë miqtë më të mirë të vaginës suaj, ndaj bëni mirë që tangat t’i zëvendësoni me mbathje të plota, por pa tegel nëse nuk dëshironi që këto të fundit t’ju duken
4. Nëse sapo jeni kuruar për infeksionet bakteriale vaginale duhet të shmangni këto të brendshme
5. Ju jeni shtatzënë dhe të prirura për infeksion. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e infeksioneve vaginale dhe në fund të fundit këto paraqesin rreziqe për foshnjen tuaj.
6. Nëse ju nuk keni mundesi te pastroheni çdo ditë, rreziku të krijoni një infeksion vaginal është shumë herë më i ulët nëse keni veshur mbathje e jo tanga.
7. Gjatë periodave dhe kur përdorni tampon bëni mirë të vishni mbathje.
8. Dr. Rabin është kundër përdorimit të produkteve të kujdesit intim pasi vagina është një organ vetpastrues dhe mund të ekuilibrojë vetë bakteret. 9. Dy nga çdo pesë femrave nën 60 vjeç kanë sekrecione vaginale vetëm sepse nuk shkojnë në tualet në kohë. Mbajtja e urinës në një kohë të gjatë, sipas Dr Rabin mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë një skuqje të lëkurës gjë që përkeqësohet nëse mbathjet tuaja nuk janë prej pambuku.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...