Google ADS

Apostolova: Duhet më shumë punë në mbrojtjen e ambientit

13:02 | 30 Qershor 2017
M. A.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, deklaroi sot se në Kosovë ende ka mbetur punë për t’u bërë në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe ajrit njëkohësisht.

Ajo këto komente i bëri me rastin e organizimit të aksionit për largimin e mbeturinave në hyrje të Parkut të Gërmisë nga “Let’s Do It Kosova”.

Apostolova ka përmendur nivelin e lartë të ndotjes që mbizotëroi në Prishtinë gjatë dimrit të fundit.

Ndërsa, drejtori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se janë duke vazhduar aktivitetet në Javën e ndryshimeve klimatike. Sipas tij, shoqëria duhet të jetë më e kujdesshme kundrejt ndotjes së ambientit gjë që sipas tij njëherë nuk është duke ndodhur.

“Ajo çfarë më shqetëson më së shumti është se në këtë drejtim shoqëria jonë po vazhdon të mos jetë e kujdesshme. Jemi dëshmitarë që në vendin tonë po ndoten lumenjtë. Mos të flasim gjithashtu edhe për shkatërrimin e pronave dhe kjo nuk duhet të vazhdojë kështu, duhet ta debatojmë këtë dhe të bëjmë diçka për këtë si shoqëri. Unë do të kërkoja që të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë Hasanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme