Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë tha se dëshiron që Kuvendi e Qeveria të formohen qysh nesër, pasi që janë disa detyrime që nuk presin dhe se ka pengesa në kryerjen e obligimeve të ndryshme financiare, për shkak të mos rishikimit të buxhetit për vitin 2017.
“Janë disa detyrime që nuk presin. Unë dëshiroj që Kuvendi të bëhet nesër. Qeveria e ardhshme të zgjidhet nesër, në mënyrë që mund të funksionalizohen institucionet e Republikës së Kosovës, t’i zgjidhin këto probleme. Por problemet objektive tash janë para nesh”, tha ai.
E ministri i Financave Avdullah Hoti tha se në total mungesa buxhetore, është 112 milionë euro. Sipas tij në mungesë të rishikimit të buxhetit për vitin 2017, janë krijuar një sërë vështirësish në kryerjen e obligimeve financiare.
Ai tha se janë një sërë obligimesh që mbesin pezull, sikur që është pagesa për veteranët e luftës së UÇK-së, obligimi për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, mjetet për zgjedhjet lokale, obligimi që ka dalë nga Gjykata e Arbitrazhit lidhur me çështjen e pasaportave dhe obligime të tjera.
“ Në mungesë të rishikimit ne do të përballemi me vështirësi në kryerjen e obligimeve. I pari është për skemat pensionale dhe sociale. Për shkak të mos mungesës dhe vonesës në klasifikimin e veteranëve të luftës. Ne duhet të vazhdojmë t’i paguajmë veteranët e luftës me shumën siç është caktuar me vendimin e Qeverisë në vitin 2015. Në bazë të parashikimit që është bërë bashkë me MPMS ne këtu kemi një mungesë prej 24 milionë euro për të përmbyllur vitin sipas obligimeve ligjore…Mjete që na duhet për zgjedhje lokale, ngase i kemi shpenzuar mjetet e parapara në buxhetin e rregullt për zgjedhjet lokale sivjet janë shpenzuar për zgjedhjet e përgjithshme…Në total jemi 112 milion euro që kemi mungesë buxhetore për shkak të mos funksionimit të parlamentit dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i buxhetit”, tha ai./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...