Ministrja e Dialogut në largim, Edita Tahiri, në mbledhjen e sotme të qeverisë është përplasur verbalisht me Ministrin në largim, Avdullah Hoti dhe kryeministrin në largim Isa Mustafën.
Edita Tahiri ka kërkuar alokimin e mjeteve për zyrat e gjendjes civile në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq dhe ka akuzuar ministrin Hoti se nuk po ndan mjete për zbatimin e marrëveshjeve për tabelat e veturave.
E për këtë reagoi ministri në largim i Financave Avdullah Hoti i cili tha se ai nuk e bllokon asnjë punë, por vetëm e zbaton buxhetin ashtu siç është aprovuar.
Për të njëjtën çështje, Tahiri është përplasur verbalisht edhe me kryeministrin në largim, Isa Mustafa./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...