Jay Z e pranon në albumin e ri se ka tradhëtuar Beyoncen

12:12 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Jay Z mendohet se e ka pranuar se ka tradhëtuar Beyoncen dhe këtë e ka bërë në albumin e tij të fundit të titulluar “4:44”.

Teksti në këngën e parë të albumit të reperit duket se konfirmojnë thashethemet e vazhdueshme vitin e kaluar se ai e ka tradhëtuar divën e muzikës, transmeton arbresh.info.

Në titullin e këngës së albumit të ri, Jay-z vazhdimisht kërkon falje për pamaturinë e tij në të kaluarën derisa në këngën tjetër “Kill Jay Z”, ai i adresohet mbrëmjes së Met Gala të vitit 2014 që bëri bujë në media pasi motra e Beyonces, Solange e kishte goditur atë në ashensor në të cilin ndodhej edhe Beyonce.

“Po ta dinin fëmijët e mij, nuk e di se çka do bëja. Nëse nuk do t’më shikonin njëjtë, me siguri se do të vdisja nga turpi”, thuhet në njërin prej teksteve./Arbresh.info.

prod-file-june-17-according-to-sources-beyonce-gave-birth-earlier-last-week-this-is-the-couples-second1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme