Në SHBA, ka filluar zbatimi i urdhrit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit nga gjashtë vende me shumicë myslimane.
Sipas urdhrit të përkohshëm qytetarët nga Siria, Sudani, Somalia, Libia, Irani dhe Jemeni të cilët kanë ende viza, mund të hyjnë në territorin e SHBA-së.
Mirëpo personat e këtyre vendeve që dëshirojnë viza të reja, tani duhet të vërtetojnë se kanë lidhje “të ngushta” familjare ose marrëdhënie të mira me ndonjë organizatë amerikane.
Ndalimi 90 ditorë filloi zbatimin, bashkë me ndalimin 120 ditorë i cili vlen për të gjithë refugjatët.
Pak minuta para se të niste zbatimi i ndalimit të udhëtimit, administrata e Trumpit vendosi që në kuadër të definicionit “ familje e ngushtë”, të përfshijë edhe personat e fejuar.
Havai ka nisur të sfidojë përmes gjyqit urdhrin e Trumpit për ndalimin e hyrjes në SHBA nga vendet me shumicë muslimane.
Sfida e re ngrit pyetje rreth interpretimit të urdhrit, përkatësisht rreth asaj se kush është i liruar nga ky urdhër.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...