Google ADS

Zhytësi Kasumi, mund të ndihmojë në gjetjen e Sali Gërqinës

10:41 | 30 Qershor 2017
arbresh.info

Një ndër zhytësit më të mirë që ka Kosova, Ismajl Kasumi, nuk është pjesë e ekipeve të kërkimit për të gjetur kampionin e hedhjes, Sali Gërqina, në lumin Drini i Bardhë, i zhdukur pas kërcimit nga Ura e Fshejtë  dy ditë më parë.

Kasumi, i ka thënë arbresh.info se nuk i është kërkuar që të jetë pjesë e kërkimit.

“Kur të më kërkohet do të angazhohem edhe unë pa ndonjë problem,” ka shprehur gatishmërinë  zhytësi 68 vjeçar.

Kasumi, në jetë ka shumë të arritura, mirëpo pasioni për zhytjen, sportin i cili i bën bashkë hidhërimin dhe gëzimin, për të mbetet i pakrahasueshëm.

Këtë e ka deklaruar vetë nëpër intervista të ndryshme ku ka treguar se frymën në qetësi mund ta mbajë deri në 3 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme