Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Në bazë të rezultateve, koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, koalicioni LAA ka fituar 29 ulëse ndërkaq Lista Serbe, 9 ulëse,
Sipas rezultateve nga Partia Demokratike e Kosovës, në legjislaturën e ardhshme do të hyjnë 5 deputetë të rinj që janë: Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Abdyl Salihu, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Luljeta Veselaj-Gutaj.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë katër deputetë të rinj të cilët nuk kanë qenë në legjislaturën e kaluar: Ahmet Isufi, Shkumbin Demaliaj, Blerim Kuçi dhe Rasim Selmanaj, shkruan arbresh.info.
Nisma për Kosovën do të ketë tre deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës të dal nga zgjedhjet e 11 qershorit. Ata janë: Milaim Zeka, Bilall Sherifi dhe Albulena Balaj-Halimaj.
Koalicioni PAN do të ketë gjithsej 12 deputetë të rinj në legjislaturën e arshshme.
Lëvizja Vetëvendosje e cila në këto zgjedhje ka dalë subjekti politik më i votuar, numëron 17 deputetë të rinjë të cilët janë: Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Adem Mikullovci, Dukagjin Gorani, Liburn Aliu, Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arberije Nagavci, Frashër Krasniqi, Qëndron Kastrati, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli-Dalipi.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 7 deputet të rinj: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, Fidan Rekaliu, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Haxhi Avdyli, Lirije Kajtazi dhe Naser Rugova.
Aleanca Kosova e Re e cila nuk ka qenë në legjislaturën e kaluar, në legjislaturën që del nga zgjedhjet e 11 qershorit do të ketë 4 deputetë: Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Islam Pacolli dhe Korab Sejdiu.
Edhe Alternativa si parti e re hyn për herë të parë në Kuvend me dy deputetë: Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda i cili në legjislaturën e kalur fillimisht ishte pjesë e Lëvizjës Vetëvendosjes mirëpo më pas u shkëput nga kjo parti duke mbetur deputet i pavarur.
Kësisoj, koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të ketë gjithsej 13 deputetë të rinj.
Lista Serbe sipas rezultateteve të KQZ-së do të ketë 9 ulëse prej të cilave 5 do të jenë deputetë të rinj. Ata janë: Zoran Mojsilovic, Miljana Nikolic, Verica Ceranic, Igor Simic dhe Branimir Stojanovic.
Koalicioni Vakat do të ketë dy ulëse në Kuvendin e Kosovës prej të cilave njëri do të jetë deputet i ri, Rasim Demiri ndërkaq Duda Balje ka qenë edhe në legjislaturën e kaluar.
Nga Kosova Demokratik Turk Partisi do të jenë edhe në legjislaturën e ardhshme dy deputetë që ishin në legjislaturën e kaluar.
Partia Nova Demokratska Stranka ka vetëm një ulëse dhe asnjë deputet të ri.
Samostalna Liberalna Stranka do të ketë po ashtu vetëm një ulëse dhe asnjë deputet të ri.
Partia Demokratike e Ashakalinjëve të Kosovës do të ketë edhe në legjislaturën e ardhshme vetëm një ulëse dhe asnjë deputet të ri.
Edhe Partia Liberale Egjiptiane do të ketë sërish vetëm një ulëse dhe asnjë deputet të ri.
Partia Jedinstvena Goranska Partia do të ketë po ashtu sërish vetëm një ulëse dhe asnjë deputet të ri.
Partia e Ashkalinjëve për Integrim do të ketë sërish një ulëse në Kuvend dhe asnjë deputet të ri.
Ndërkaq, Partia Rome e Bashkuar e Kosoëvs do të ketë po ashtu sërish vetëm një ulëse dhe një deputet të ri që është Alber Kinolli./Arbresh.info.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”