Temperaturat gjatë ditës së sotme në Kosovë, pritet të jenë mjaftë të larta. Ato maksimale pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të sillen nga 16C deri në 17 celsius.
Vapa afrikane pritet të zgjatë deri të shtunën, ndërsa sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë edhe mbi rajon, që do të sjellë mot më të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 26C.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s. Shtypja atmosferike pritet të zbresë lehtë nën vlera normale.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...