Google ADS

10 ushqimet më të shtrenjta në botë!

23:47 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Sa para jeni të disponuar të shpenzoni për të shijuar një darkë luksoze? Gjithsesi, të paktë janë ata që do të shpenzonin 4.200 dollarë për një picë, apo 15.000 dollarë vetëm për një pjepër. Lista që po ju paraqesim më poshtë, përfshin ushqimet më të shtrenjta që mund të blejë dikush, si dhe pjatat më të shtrenjta që janë servirur ndonjëherë:
Kërpudha Matsutake – 2.000 dollarë/kg
Këto kërpudha, që janë shumë të preferuara në Japoni, janë shumë të rralla. Pikërisht ky fakt përcakton edhe çmimin e tyre. Prodhimi i tyre kufizohet në më pak se 1.000 tonë në vit, për shkak të sëmundjeve të pemëve 50 vitet e fundit. Çmimi i këtyre kërpudhave mund të shkojë deri në 2.000 dollarë për kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarë për kg.
Bagel e hotelit Westin Hotel në Nju Jork – 1.000 dollarë
Ky ushqim që “mban firmën” e Frank Tujague, është më i shtrenjti që mund të jetë shitur ndonjëherë. Arsyeja është se si garniturë është përdorur krem djathi prej truffle (zhardhok kërpudhe), por edhe përbërës të tjerë të shtrenjtë.
Omeleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarë
Kjo omëletë servilet si mëngjes në restorantin “Norma’s” (pronari i të cilit është shqiptar) që ndodhet në hotelin “Le Parker Meridien” në Nju Jork. Përbërësit e saj janë vezë, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga.
Bërxolla prej mishi Wagyu – 2.800 dollarë
Ky lloj mishi viçi prodhohet në Japoni, kryesisht në krahinën Hyogo. Këtyre kafshëve (wagyu) u jepen birra, ndërkohë që u bëhet edhe masazh nga njerëzit! 150 gr fileto mishi në Japoni kushtojnë rreth 50 dollarë, por në Craftsteak të Nju Jorkut, një bërxollë rib eye në party speciale shërbehet, vetëm nëse klienti paguan 2.800 dollarë!
Samundari Khazan (Thesar deti) – 3.200 dollarë
Një restorant indian në Londër, për të festuar qarkullimin në DVD të filmit të vlerësuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi që të krijonte një pjatë me përbërësit më të shtrenjtë që mundm të gjente. Kështu, “Samundari Khazan” përmban gafore, truffle të bardhë (zhardhok kërpudhe), domate të mbushur me havjar Beluga dhe është e zbukuruar me gjethe ari!
Picë “Pizza Royale 007” – 4.200 dollarë
Është një krijim i shefit të kuzhinës Domenico Crolla, që përfshin karavidhe në konjak, havjar me shampanjë, salmon të tymosur nga Skocia, proshutë dhe balsam të vjetër. Kjo picë shërbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari. Në fakt, nuk u preferua shumë, ndaj shefi e nxori në ankand në eBay dhe siç deklaroi, paratë u përdorën për bamirësi.
Shalqi Densuke – 6.100 dollarë
Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetëm në ishullin Hokkaido që ndodhet në Japoninë veriore. Nga vjeljet e vitit 2008 u morën vetëm 65 shalqi të tillë. Kështu justifikohet ndoshta, çmimi i një prej tyre që peshoi 7.7 kg dhe kushtoi 6.100 dollarë.
Pjepri Yubari – 15.000 dollarë
Pjeprat Yubari King prodhohen në serat e Yubari, që ndodhen në një qytet të vogël të Japonisë, që quhet Hokkaido. Bëhet fjalë për një hibrid të dy llojeve pjepri. Në ankandin e vitit 2008, u shitën për 2.5 milion yen.
Havjar Beluga (lloj Almas) – 25.000 dollarë/kg
Havjari Beluga është një lloj havjari që vjen nga Irani dhe quhet “Almas” (diamant). Bëhet fjalë për një lloj shumë të rrallë, që është edhe havjari më i shtrenjtë në botë. Ngjyra e tij ngjason me atë të margaritarit dhe shija e tij është cilësuar si shumë e hollë.

Truffle të bardha (zhardhok kërpudhe) – 2.000 me 4.500 dollarë/kg (çmim – rekord 330.000 dollarë)
Zhardhoku i bardhë i kërpudhave, apo i quajtur ndryshe Alba madonna, gjendet në Itali dhe është më i reklamuari, pranë qyteteve Alba dhe Asti. Gjatësia e tij shkon deri në 12 cm ndërsa si peshë, mund të shkojë deri në 500 gr. Edhe pse çmimi i këtij zhardhoku shkon rreth 2.000 – 4.500 dollarë për kg, në dhjetor të vitit 2007, Stanley Ho, pronare kazinoje, pagoi 330.000 dollarë për një zhardhok që peshonte 1.5 kg dhe u gjend
nga Luciano Savini dhe qeni i tij, Rocco!

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme