Google ADS

Javën e ardhshmja vendoset e ardhmja e Cristiano Ronaldos

23:52 | 29 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo do të takohet me hierarkinë e Real Madridit në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar të ardhmen e tij.

Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)

32-vjeçari, i cili së fundmi ka mirëpritur dy fëmijë në jetë, nuk ka folur për ‘Los Blancos’ qysh pasi zbuloi qëllimin e tij për largim këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Ai besohet se është i zhgënjyer pas akuzave nga autoritetet spanjolle për mashtrim tatimor dhe thuhet gjithashtu se është i inatosur për mungesën e mbështetjes nga klubi.

Bazuar në ‘Marca’, drejtorët e fituesit të Ligës së Kampionëve do të ulen në një tavolinë të përbashkët me superyllin portugez të hënën ose të martën për të vendosur rreth të ardhmes.

Lexo edhe :Lionel Messi e fton në dasmë ish yllin e Real Madridit (FOTO)

Ronaldo është larguar pas detyrës me Portugalinë në Kupë të Konfederatave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme