Google ADS

Shkaqet e prodhimit të yndyrës në fytyrë

23:09 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Lëkura e yndyrosur është tipi më i vështirë i lëkurës, pasi jo vetëm që kërkon një kujdes specifik, por është edhe lloji më i prirur ndaj akneve, puçrrave dhe skuqjes.

Mbiprodhimi i sebumit nga gjendrat dhe akumulimi i yndyrës së tepërt në shtresën e jashtme të lëkurës mund të çojë në probleme të shumta të lëkurës ashtu siç përmendëm më lartë.

Gjatë pubertetit, niveli i hormoneve mashkullore rritete dhe kjo gjë nxit maturimin e gjendrave të yndyrës. Si rezultat, gjëndrat prodhojnë më shumë vaj duke i dhënë pamjes së fytyrës atë shkëlqimin aspak të dëshiruar.

Femrat që e kanë lëkurën e yndyrosur priren gjithashtu të kenë pore të zmadhuara duke bërë që në to të grumbullohen papastërti duke krijuar pikat e zeza.

Ndonëse në treg ka shumë produkte që mbajnë nën kontroll prodhimin e yndyrës, falë disa produkteve natyrale ju mund të përgatisni disa maska në shtëpi që do të pastrojnë lëkurën tuaj !

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme