Google ADS

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Tringë Smajli

22:56 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Tringë Smajli në sheshin e Prishtinës, ku një person me motoçikletë ka shkelur një person të moshuar, duke i shkaktuar lëndime.

Lidhur me këtë  zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha në një prononcim për arbresh.info ka thënë se personi i lënduar është dërguar në QKUK për ekzaminim mjekësor.

“Rreth orës 21:40, në Prishtinë, një motoçikletë ka goditur një person. Policia ka reaguar menjëherë në atë rast. Personi i goditur është dërguar për ekzaminim mjekësor në QKUK. Përderisa njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga policia dyshohet edhe për një person tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet relevante policore janë ne proces të hetimeve intensive për sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit” tha Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme